Top Songs By Ilir Shaqiri
Credits
PERFORMING ARTISTS
Ilir Shaqiri
Performer
COMPOSITION & LYRICS
Vizioni
Songwriter
Libonia
Songwriter
Lyrics
Sa herë vimë n'Bushat te pragu
Në kujtesë na shfaqet plaku, o hej
Tungjatjeta o biri i Shqipes
Xheladini i Drenicës, o hej
Në Drenicë nuk heshtë grykëholla
Ku me i gjetë armët Kosova
Sa t'ketë ujë deti dhe Drini
Ia u bjen armët Xheladini, o hej
Hee, kush është ai që kurr nuk ndalet, o hej
Plaku i luftës e thërrasin malet, o hej
N'shtab qëndrorë në rendë të parë
Bashkë me trimat clirimtarë, mor o hej
Nuk është plak por është i ri
Librin n'dorë e barutin n'gji për liri
Për Shqipëri
Sa herë vimë n'Bushat te pragu
Në kujtesë na shfaqet Plaku, o hej
Pushkë e pendë thonë përnjëherit
Plaku i luftës, falemënderit, o hej
Sa herë t'vjen daja tek varri
Nji tufë lule, dy lot malli
Dy fjalë burrash pengë na mbetën
Qou bre plak mos na le vetëm, o hej
Hee, kush është ai që kurr nuk ndalet, o hej
Plaku i luftës e thërrasin malet, o hej
N'shtab qëndrorë në rendë të parë
Bashkë me trimat clirimtarë, mor o hej
Nuk është plak por është i ri
Librin n'dorë e barutin n'gji për liri
Për Shqipëri
Written by: Libonia, Vizioni