Top Songs By Albanian Popular Music Ensemble of Tirana
Similar Songs
Lyrics
O i mirë i nënës, trëndafil me erë
Mbylle synë e bukur gonxhe në pranverë
Sot që je i vogël, fli bir sa më shumë
Se të don atdheu nesër të pagjumë
Rritu dita ditës o pëllumb i djepit
Lësho rrënjë të thella si lastari plepit
Rritu dita ditës o prush si vetëtima
Se toka do krehur, pushka kërkon trima
Rritu dita ditës o pëllumb i djepit
Lësho rrënjë të thella si lastari plepit
Rritu dita ditës o prush si vetëtima
Se toka do krehur, pushka kërkon trima
Si zog i shqiponjës të çash në furtunë
Ballin edhe gjoksin nga ku fryn më shumë
Rritu ti i pastër si pika e vesës
Të do Shqipëria trim edhe të besës
Rritu dita ditës o pëllumb i djepit
Lësho rrënjë të thella si lastari plepit
Rritu dita ditës o prush si vetëtima
Se toka do krehur, pushka kërkon trima
Rritu dita ditës o, o, pëllumb i djepit
Lësho rrënjë të thella si lastari i plepit
Rritu dita ditës o prush si vetëtima
Se toka do krehur, pushka kërkon trima