Top Songs By Leon
Similar Songs
Credits
PERFORMING ARTISTS
Leon
Performer
Shyhrete Behluli
Performer
COMPOSITION & LYRICS
Leon
Songwriter
Shyhrete Behluli
Songwriter
Lyrics
Sa shumë fjalë s'ti kam dëgjuar
E sa këshilla s'ti kuptova
Më shumë të tjerëve u kam besuar
Sa shumë me ty moj nanë gabova
Janë do netë kur nuk flihet
Klithmë shpirti nuk dëgjohet
E janë do lot që nuk shihen
Zemra e prindit kur coptohet
Tash e di moj nanë ç'ka është evladi
Tash kur prind u bana vetë
E me pas mujt kohën me kthy
Edhe një herë me t'pa me sy
E me të thanë "Më fal moj nanë"
Tash e di moj nanë ç'ka është evladi
Tash kur prind u bana vet
E me pas mujt kohën me kthy
Edhe një herë me fol me ty
E me të thanë "Më fal moj nanë"
Fjalët krejt s'ti kam dëgjuar
E shumë dëshira nuk ti plotësova
E gjithë të tjerëve ju kam besuar
Sa shumë moj nanë të lëndova
Janë do netë kur nuk flihet
Klithmë shpirti nuk dëgjohet
E janë do lot që nuk shihen
Zemra e prindit kur coptohet
Tash e di moj nanë ç'ka është evladi
Tash kur prind u bana vetë
E me pas mujt kohën me kthy
Edhe një herë me fol me ty
E me të thanë "Më fal moj nanë"
Nganjëherë sikur ti dëgjoj hapat
Kthej shikimin prapa
Por nuk të gjej
Nganjëherë sikur ti dëgjoj fjalët
Në çast fryma më ndalet
Por ti nuk je
Tash e di moj nanë ç'ka është evladi
Tash kur prind u bana vetë
E me pas mujt kohën me kthy
Edhe një herë me t'pa me sy
E me të thanë "Më fal moj nanë"
E me pas mujt kohën me kthy
Edhe një herë me fol me ty
E me të thanë "Më fal moj nanë"
Written by: Leon, Shyhrete Behluli