Lyrics

Si dragon me flatra, t'merr si shtrëngata
Vij me zjarr n'dorë sikur Gjin Bua Shpata
Kapiten me grada, tingujt i kom t'arit
Flak shamia e beqarit, bijnë daullët e shqiptarit like
Zjarr i madh ndizet jashtë
Kur shqiptarët bëhen bashkë
Kam një zemër, një dashuri
Jeton në Jug e rreh n'Veri
Jetoj bashkë me melodinë
Vij nga Vlora në Prishtinë
Shoh përpara në pafundësi
Po kurrë nuk harroj nga vij
Ritmin ti mbaje, mbaje
Gjakun e kemi zjarr ne, zjarr ne
Ritmin ti mbaje, mbaje
Vendi merr flakë me ne
Ah ah, festë e madhe, adrenalinë
Ah ah, sonte ta harrojmë mërzinë
Në një arë, o moj në një lëndinë
Trëndelinë, e moj trëndelinë
Dibra e jep lajmin, malet hapin zanin
Shpata jonë ilire e then Jataganin
Peja rreh tupanin, Kruja merr nishanin
Sot Jugu e Veriu e ngjyrosin xhamadanin
T'rritun nëpër lufta e fjalët i kemi t'urta
Gjakun e kemi zjarr si n'Vraninë Oso Kuka
Besën mos ma prek
Se gjoksi i armikut te na çahet me fishek
Ritmin ti mbaje, mbaje
Gjakun e kemi zjarr ne, zjarr ne
Ritmin ti mbaje, mbaje
Vendi merr flakë me ne
Ah ah, festë e madhe, adrenalinë
Ah ah, sonte ta harrojmë mërzinë
Written by: Genc Prelvukaj
instagramSharePathic_arrow_out